Tendencat e fundit te modes 5 Qershor 2019

Dy modelet e flokëve dhe tualetit që spikatën në tapetin e kuq; Bëhuni gati për një stil vere shumë komod

Tendencat e fundit te modes

Kur është moment për të dalë në tapetin e kuq spektakli është i garantuar. Aty do të shohim të gjithë tendencat e fundit, jo vetëm të veshjeve por edhe të tualetit dhe të flokëve. Fundja përveç pasarelave stili vjen dhe nga personazhet e njohur. një parti e modës, qilimi i kuq është i garantuar të jetë një spektakël. Këtë herë në  “CFDA Fashion Awards” dy ishin karakteristikat që dolën në pah për sa i përket modës; flokët dhe një detaj i tualetit:  

Flokët e kapur ; Dukej sikur ishte një kod që të gjitha ti kishin në këtë model, port ë gjithë modelet si Bella Hadid, Barbara Palvin, aktore si Jennifer Lopez, influencer si Hannah Bronfman etj kanë zgjedhur flokët e kapur, si një zgjidhje e shpejtë. Të tërhequra apo dhe në formë kazuale, flokët bisht kanë qenë më të përhapura në këtë tapet të kuq. Ky model vepron dhe si një kornizë për fytyrën dhe ju nxjerr në pah të gjitha tiparet më të bukura

Një detaj tjetër që u vu re ishte tualetin me ngjyra dhe me pluhura të theksuar. Të gjitha gratë pjesëmarrëse kishin një makeup me ngjyra, kafe portokalli, lejla ose me shkëlqim. Mesa duket është moment që të “luani” me ngjyrat dhe të mos anoni më nga stili minimalist.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor