Orakulli i kuzhinës 4 Qershor 2019

Nga rritja e zhvillimi i fëmijëve deri tek impotenca e mashkullit këto janë efektet mrekullibërëse të qumështit të bletës

Orakulli i kuzhinës

Qumështi i bletës është konsideruar me të drejtë “ilaçi i mrekullive”, pasi  efekte kuruese të tij janë mahnitëse. Qumështi i bletës prodhohet nga gjendrat e bletëve punëtore dhe shërben për të ushqyer larvat gjatë tre ditëve të para dhe mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, mjaft interesante duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën jeton vetëm 21 dite. 


Qumeshti i bletes është tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj.  Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.
Efektet kuruese


Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve tiroidian.

Ndihmon zhvillimin dhe  rritjen e fëmijëve. Tek femijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë. Rrit nivelin e testosteronit në gjak duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjendrat mbiveshkore. Ndihmon në  semundjet kronike. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave.  Ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular duke zgjeruar enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Rregullon prodhimin e yndyres në lëkurat e thata. Gjen përdorim të gjerë në kozmetikë, si në maska të ndryshme dhe trajtime bukurie. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor