Astroliving 4 Qershor 2019

Bëhuni gati për gjithçka, Hëna e re sapo kaloi tek Binjakët dhe solli furtunë për këto shenja/P.2

Astroliving

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme, Hëna e re është vendosur përkohësisht në shenjën e Binjakëve, më e fortë se kurrë më parë, ndaj bëni mirë të përgatiteni, pasi qershori do të ketë shumë surprizas. Pasi zbuluam parashikimet, shoqëruar me nga një këshillë specifike, për 6 shenjat e para, lexoni Gati për muajin qershor, ja ç'furtunë pritet të shkaktojë Hëna e Re tani që kaloi tek Binjakët/P.1, mësoni ç'do të ndodhë me shenjat e dyta.

Peshorja: Bëhuni gati për një muaj elektrizues të mbushur me shumë surpriza. Pas një fillim viti të koklavitur, sidomos në aspektin sentimental, të lindurit në këtë shenjë do të përjetojnë më në fund ditë gëzimi dhe hareje. Hëna e re do t’ju japë një shtysë të fortë për të provuar emocione të paprovuara më parë. Mos hezitoni, por pranojini gjërat ashtu si do t’ju vijnë.

Akrepi: Qershori do të jetë një muaj sprovash për Akrepin, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet shoqërore. Miqtë tuaj dyshojnë se po i lini pas dore dhe nuk po i përfshini mjaftueshëm në jetën tuaj, tregojuni të vërtetën dhe sa vlejnë ata për ju. Ky është momenti për të zbuluar sa mirënjohës jeni.

Shigjetari: Për fat të keq gjërat për Shigjetarin nuk paraqiten aq mirë, pasi Hëna e re është në kundërshti me këtë shenjë. Do të përjetoni luhatje të forta emocionale, që do të reflektohen në punë, dashuri, kudo.

Bricjapi: Merrni kohën e duhur për t’u kujdesur për veten, një ndryshim i vogël në look jo vetëm që do të rigjallërojë pamjen tuaj, por do t’ju bëjë të dukeni interesant/interesante në sytë e njerëzve. Hëna e re ju këshillon që të mos lini pas dore as kilogramët e tepërt, kujdes me dietën që do të zgjidhni.

Ujori: Qershori pritet të sjellë një furtunë të vërtetë edhe për Ujorin. Futeni një herë e mirë në kokë, ‘’Nuk mund të jetoni të izoluar përgjithmonë.” Java e parë e qershorit do të jetë një makth i vërtetë pasi do të përballeni me një krizë të fortë financiare dhe kryeneçësia juaj do t’ju pengojë të kërkoni ndihmë.

Peshqit: Të fundit në radhë, por jo nga rëndësia, Peshqit do të kenë gjithashtu një muaj të mbarë e të begatë. Hëna e re do t’ju japë kurajën e duhur për të përmirësuar disa gabime të vogla të së shkuarës, të cilat ju kanë prishur punë për shumë kohë. Fati është në anën tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor