Kujdesi per trupin 4 Qershor 2019

Dy përbërës dhe asgjë tjetër për të ndihmuar thonjtë të rriten të bukur dhe të bardhë në 10ditë

Kujdesi per trupin

Thonjtë janë një pjesë e rëndësishme e trupit tuaj pasi duart janë të dukshme gjatë gjithë kohës. Është një nga pjesët e cila rrallë herë mbulohet, ndoshta vetëm në dimër nga dorashkat. Përdorimi i thonjve me xhel apo zgjatja e tyre në mënyra të ndryshme nuk është dicka shumë estetike dhe e pastër pasi mbartin rrezikun e infeksioneve të shumta ndaj dhe kemi menduar një zgjidhje për ju:

Ju duhet vetëm një filxhan vaj ulliri, gjysmë limoni i shtrydhur, një lugë caji kripë dhe një tas i vogël me shumë ujë. Në tasin me ujë përzieni lëngun e limonit vajin e ullirit dhe kripën. Mbani duart në këtë përzierje sa më shumë të mundeni. Mirë do të ishte për 30 minuta.

Por në thonjtë tuaj kutikulat janë gjithashtu të rëndësishme ndaj pse mos të krijojmë një përzierje me vajra natyral për tu kujdesur për to? Do ju duhen vetëm dy përbërës: vaj ulliri dhe dy kapsula vitamine E 

Të dyja këto përbërje që përmëndëm më sipër mund ti mbani në sirtarin tuaj në temperaturë dhome deri ne 3 muaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor