Dekorime 4 Qershor 2019

Si të aromatizojmë çdo cep të shtëpisë me mjete rrethanore; Largoni aromat e këqija njëherë e përgjithmonë

Dekorime

Një kuzhinë me shumë erë ushqimi apo një dhomë ku është derdhur parfumi që urrenit, apo në fund të fundit aroma e kuzhinës është shpërndarë kudo dhe nuk e duroni, të gjitha këto kanë një zgjidhje. Dhe jo nuk është nevoja të shpenzoni shumë për mos të thënë fare sepse mund t'i keni këto mjete në shtëpi.

I keni parasysh aromatizuesit që blihen të gatshëm,  nuk është nevoja t'i blini. Mbushni një enë me alkol dhe shtojini 10 pika vaj esencial, të preferuarin tuaj. Duhet të ruani këtë përzierje në një vend të thatë dhe të errët për një jave e më pas ë fusni disa shkopinj të gatshëm. Aroma do të jetë e mrekullueshme!

Për aromatizimin e dollapëve do t'ju duhet vetëm pak livando. Duhet ta thani atë de ta vendosni nepër disa copa ose qese të vogla . Më pas vendosini këto qese në dollpain tuaj.

Një mënyrë tjetër për të aromatizuar të gjithë shtëpinë është me anë zierjes së ujit dhe të gjithë frutave apo bimëve që ju pëlqejnë dhe që mbajnë erë të mirë. Mjafton të mbushni një tenxhere me ujë, t'i hidhni brenda kanellë, kamomilë, portokall limon etj dhe ta lini të ziejë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor