Orakulli i kuzhinës 3 Qershor 2019

Si duhet t'ia bëni që jeshillëqet të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë në frigorifer

Orakulli i kuzhinës

Pazari i fruta-perimeve nuk është aq i lehtë sa mund të duket! Duhet t’i zgjidhni produktet e freskëta, të kenë shije, të jenë fruta të ëmbla, e kjo vetëm me një të parë me sy! Megjithatë problemi nuk mbaron me mbushjen e qeseve, sepse në Living kemi shkruajtur gjithashtu dhe rreth një problemi: larjen e fruta-perimeve në mënyrën e duhur për të ulur rrezikun e pesticideve: lexojeni në këtë link!

E pas larjes, duhet të mendoni për organizimin e tyre, sepse jo të gjithë frutat apo perimet mund të rrinë bashkë, apo në frigorifer. Lexoni këtu se cilat nuk duhet t’i mbani afër njëra-tjetrës sepse nxisin prishjen  e tyre.

Por me perimet që kalben brenda pak ditëve në frigorifer si duhet t’ia bëni? Nëse doni që këto të fundit të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë;lexoni më poshtë !

Së pari duhet të dini se kjo metodë është veçanërisht popullore për perimet me gjethe !

1.Pasi t’i lani gjethe më gjethe, shkundni ujin e tepërt.
2. Vendosni perimet në një qese plastike që mbyllet hermetikisht, por para se t’i ruani në frigorifer fusni në qese gjithashtu disa letra kuzhine për të thithur ujin e tepërt.
3. Derisa t’o mbaroni ndërrojini letrat çdo ditë dhe e sigurtë që dhe gjethja e fundit e sallatës, apo spinaqit të jetë e freskët si ditën e parë.

Pra, si funksionon ky truk? Lagështia është arsyeja kryesore pse frutat apo perimet prishen. Duke thithur ujin e tepërt, ju shmangni gjithashtu prishjen e ushqimeve tuaja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor