Veshje 30 Maj 2019

Pse Evi Reçi shkëlqen gjithmonë në ekran ?

Veshje

Prezantuesja e dashur e Vizionit të Pasdites, Evi Reçi di mjaft të mirë që falë profesionalizmit në ekran të na falë edhe pamje sa më elegante. Ndoshta jeta e saj në Itali apo dhe vetë geni i saj kanë ndikuar tek 28 vjeçarja për të na ardhur gjithmonë me një look të sofistikuar dhe mjaft sharmant. Të shfaqesh përditë në ekran nuk është e kollajshme, jo vetëm në organizimin e rubrikave, por edhe për pamjen që do shfaqësh para teleshikuesit. Evi ka ditur të godasë fort me të dyja, si me të ftuarit në studio, ashtu edhe me paraqitjet dinjitoze të saj.

Ne të Living kemi përzgjedhur veshjet më të mira të saj gjatë muajit maj, ku bien në sy fustane të gjatë me ngjyra të ndezura që si bionde që është, asaj i qëndrojnë mjaft mirë. Pak stil vintage, me fjongo të mëdha e me pala korrenti janë veshjet që e dallojnë atë nga të gjitha moderatorët e tjera.  Prezantuesja e ëmbël di të luaj mjaft mirë si me stilet, ashtu edhe me nuancat e rozës pastel, duke i dhuruar pamjes së saj doza më të forta ëmbëlsie. Portokallia dhe jeshilja janë dy ngjyra të tjera që i qëndrojnë mjaft mirë asaj, duke e bërë të rrezatojë në ekran.

Nëse fustanet e sjellin më lozonjare në ekran, pantallonat dhe kostumet i japin një sharm e elegancë më të madhe. Po dhe këtu, ajo di të luajë me gjendjet e saj, duke na ardhur e freskët, ashtu si është në përgjithësi. Pantallona me bel lart, apo dhe me prerje si grupi i  famshëm Aba janë disa detaje që e karakterizojnë gjithmonë atë dhe e bëjnë të dallojë për prezencën e saj pasditeve në Vizion Plus.

Tani, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të përcaktoni cilat i shkojnë më shumë Evit : fustanet apo pantallonat ?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor