Kujdesi per fytyren 30 Maj 2019

Si ta përdorni lëkurën e mollës për të ndryshuar komplet çehren e fytyrës

Kujdesi per fytyren

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu e pasur në vitamina shumë të shëndetshme për shëndetin. Nëse mendoni se e themi këtë vetëm që ju ta hani mollën pa e qëruar gaboni! Edhe nëse e zhvishni nga lëkura do të përfitoni po njësoj, por lëkurën nuk keni pse e hidhni ! Nëse ndjeni se keni një çehre të lodhur, si pajetë që nuk transmeton gjallëri mund ta ndryshoni shpejt situatën duke përdorur lëkurën e mollës si aleatin tuaj të bukurisë.

Kjo e fundit është e pasur me vitamina, minerale esenciale dhe antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira. Lëkura e mollës do të mbrojë lëkurat delikate nga veprimi i rrezeve UV. Kjo sepse lëkura e mollës përmban polifenole, një antioksidant i fuqishëm i njohur për vetitë e tij të fuqishme. Gjithashtu lëkura e mollës përmban vitaminë C, që ngadalëson efektet e plakjes duke zbukuruar çehren tuaj.

Më poshtë do të japim recetën e maskës në mënyrë që të përfitoni maksimalisht

Përbërësit:

1 domate e vogël
1 mollë e kuqe
Qumësht

Përzieni në një blender domaten dhe lëkurën e mollës. Pasi masa të jetë homogjenizuar shtoni një lugë qumësht. Përziejini mirë dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni për 20 minuta e shpëlajeni me ujë të vakët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor