Orakulli i kuzhinës 30 Maj 2019

Pastroni tiganin pa e gërvishtur vetëm në këto mënyra

Orakulli i kuzhinës

Pastrimi i enëve të kuzhinës është një detyrë e vështirë sidomos kur gatuani në të ushqime me yndyrë.  Por në mënyrë të tillë që mos të gërvishtni tiganin mund të përdorni disa mënyra të ndryshme për të hequr shenjat.

Fillimisht lëreni tiganin në ujë të ngrohtë për disa minuta. Më pas hidhini pak kripë dhe fërkojeni me sfungjerin e enëve. Dhe pas kësaj vazhdoni larjen si zakonisht. Për ti dhënë pak shkëlqim mund të hidhni disa pika vaj në të përpara se ta lani.

Një mënyrë tjetër është me patate dhe sodë buke. Prijeni pataten në gjysmë futeni në sodë buke dhe më pas fërkoni sipërfaqen e tiganit apo tenxheres që ka ngrirë yndyra.

Bustinat e çajit. Janë perfekt për thithjen e yndyrës. Mjaftoni të lini dy ose m ë shumë në tenxheren ose tiganin dhe do të shihni se si yndyra do të shkrihet.

Me sodë buke: Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë. Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temperaturën deri në vlim për 30 minuta. Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë. Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit. Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës. Do të habiteni me rezultati.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor