Kujdesi per trupin 30 Maj 2019

Disa gjëra që nuk i dinit rreth CELULITIT thënë nga goja e dermatologëve; Si mund të shpetoni një herë e mirë nga ato gropëza në lëkurë

Kujdesi per trupin

Nuk ka rëndësi mosha juaj, masa e trupit, forma ose toni i lëkurës; celuliti nuk “diskriminon”. Dhe në qoftë se keni menduar ndonjëherë se si të hiqni qafe celulitin keni klikuar artikullin e duhur.

Për Purewow, Dr. Joshua Zeichner, drejtor i kërkimeve shkencore për kozmetikën në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork i është përgjigjur pyetjeve më të zakonshme për celulitin

Celuliti shkaktohet nga grumbullimi i yndyrës nën sipërfaqen e lëkurës ! Ndryshe nga xhepat e thellë të “mbushur” me yndyre, të cilat mund të shkrijnë me ushtrime dhe aktivitet fizik, humbja e peshës nuk e eliminon tërësisht celulitin

Ka disa trajtime që mund të përmirësojnë ndjeshëm pamjen e celulitit, por nuk mund ta heqin plotësisht atë.  Gjëja  më e mirë që mund të bëni është të mbani një dietë të varfër në yndyrna sidomos ato që këqija ! Kështu ju nuk do të kontribuoni në grumbullimin e yndyrës së tepërt në sipërfaqen e lëkurës.

Shkrirja e këtyre topthave të dhjamit mund të arrihet përmes masazheve anticelulit, kombinuar me lazer apo një procedurë të njohur si Cellfina që përdor gjilpërat për të shpërndarë  fizikisht yndyrën.

Edhe pse nuk ka një trajtim të shpejtë për celulitin (pra sot për nesër) nuk mund të zhduket si me magji, dermatologët pohojnë se lëkurat më të nxira priren t’i fshehin më mirë papërsosmëritë si celuliti.

“Në kushte shtëpie ju mund të përdorni një krem me bazë kafeine sepse kjo e fundit ngushton enët e gjakut, të cilat mund të ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të tepërta", shpjegon Dr. Zeichner. "Kafeina gjithashtu i takon familjes së përbërësve të njohur si methylxanthines, të cilat ndihmojnë në metabolizimin dhe shpërbërjen e vetë qelizave të yndyrës".

A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë në shtëpi?

Po, antioksidantët dhe retinoli.  "Të njëjtat përbërës që përdorni në fytyrën tuaj mund të ndihmojnë në forcimin e lëkurës në pjesën e kofshëve apo vitheve.  Antioksidantë parandalojnë dëmtimin e radikalëve të lirë dhe promovojnë prodhimin e shëndetshëm të kolagjenit! Ndërkohë që retinoli stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinën, të cilat forcojnë lëkurën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor