Pastrimi 29 Maj 2019

Mbani larg aromën e peshkut dhe gatimit nga shtëpia; 5 aromatizuesit natyral që mund t’i përgatisni vetë

Pastrimi

Sa herë gatuani vet ose dhe kur gatuajnë prindërit tuaj gjithë kuzhina mban një aromë të fortë dhe nuk ikën gjithë ditë. Përdorimi i aromatizuesve që keni blerë nëpër supermarkete është një zgjidhje por ato janë të mbushur me kimikate. Përtej kësaj për të mos shpenzuar mund të përdorni aromatizues që i bëni në shtëpinë tuaj sio p.sh:  

Zieni erëza: E keni vënë re se sa aromë të mirë merr shtëpia ndërsa përgatisni ushqime me verë apo musht? Mund ta bëni këtë dhe nëse nuk jeni duke përgatitur pije të veçanta për ndonjë festë. Thjesht merrni disa shkopinj kanellë dhe ziejini me pak ujë në sobë. Sapo shtëpia të marrë atë aromën e këndshme dhe të ngrohtë, fikeni sobën, nxirrini jashtë shkopinjtë e kanellës dhe lërini të thahen. Mund t’i përdorni dhe herë të tjera.

Merrni pak lëkurë portokalli apo molle, vërini në një tavë për në furrë, hidhni sipër disa bimë aromatike apo erëza që preferoni dhe futini në 120 gradë celcius. Lërini aq gjatë sa dëshironi, apo mendoni se është mjaftueshëm këndshëm.

Gatuani diçka:Sigurisht, një nga mënyrat tona për ta bërë shtëpinë të mbajë aromë të mirë është të gatuani diçka që ju hap oreksin. Përdorni gatimin e ngadaltë si buka, biskotat dhe tortat, pa përmendur pulën e pjekur. 

Lani dyshemenë me lëng limoni të nxehtë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor