Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Ishte viti 1963, kur në spitalin e Shkodrës u paraqit një kirurge e re. Ishte Zyliha Kraja, një vajzë e brishtë që sapo kishte përfunduar studimet në Çeko- Sllovaki. Edhe sot pas 56 vitesh, ajo vijon të njëjtën rutine pune teksa asiston në çdo ndërhyrje kirurgjikale. Profesioni është i vështirë, por kënaqësia që të dhuron një ndërhyrje e dalë më sukses është shumë herë me e madhe, rrëfen 79 vjeçarja.
Ndonëse gjatë periudhës së komunizmit nuk ishin kushtet e duhura të punës, kishte me shumë përkushtim ndaj pacientit. Momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës së saj, ka qenë viti 1997 kur doktoreshë Zyli doli në pension. Për kolegët e sallës së operacionit, këshillat dhe prania e doktoreshës në çdo ndërhyrje kirurgjikale janë shumë të rëndësishme.
Dashuria për profesionin, familjarizimi me kolegët si dhe përkushtimi ndaj pacientëve , e ka bërë doktoreshë Zylihanë të pazëvendësueshme. Mesa duket “veterania” e pavijonit të kirurgjisë ka zgjedhur që t'i shërbejë komunitetit derisa fuqitë t’i shterojnë me po të njëjtin vullnet dhe pasion si ditën e parë të punës./BURIMI ''TOP CHANNEL"
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...