Kujdesi per fytyren 28 Maj 2019

" Maskat e arta" që kanë të njëjtin efekt si kremrat e shtrenjtë; Si të përdorni vezën në trajtimet e bukurisë

Kujdesi per fytyren

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie për fytyrën dhe flokët etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj, veza është aleati i shëndetit të mirë dhe bukurisë, të cilën duhet ta përdorni gjithmonë. Me siguri shumë prej jush i kane ende të shenjuara në kujtesë imazhet e gjysheve dhe mamave me vezë në fytyrë dhe flokë, prandaj Living i risjell ato edhe një herë për ju. 

1.Tonik për fytyrën: Të lodhura nga një ditë stresuese në punë ose në familje ? Fytyra është e para që do ta ndjejë këtë gjë prandaj jepini një pamje freskuese duke zëvendësuar tonikun e zakonshëm me albuminë, të bardhën e vezës. Ajo përmban  përbërës me veti antiinflamatore që pastrojnë papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga poret e fytyrës. Rrihni dy të bardha veze dhe vendosini në fytyrë për 20 minuta, duke eveituar kontakin me sytë. Do të ndjeni një efekt shtrëngues, por do të mësoheni me të. Lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe aplikoni krem hidratues.

2.Eleminon qeskat e fryra të syve: Inflamacioni poshtë syve, i cili duket sikur formon disa qeskëza në ngjyrë mishi, bën që fytyra juaj të duket më opake, e plakur dhe e sëmurë. Living ju propozon një recetë shumë interesante për të reduktuar këtë problem. Me ndihmën e një topi pambuku ose peneli që përdorni për të lyer sytë, lyeni zonat e inflamuara me të bardhë veze dhe lërini të pëthithet natyralisht nga fytyra për 10 minuta. Në fund lani pjesën poshtë syrit me lëvizje rrethore të buta, duke qenë se bëhet fjalë për një zonë shumë delikate. Aplikoni këtë maskë çdo ditë dhe rezultatet do të flasin në favorin tuaj.

3.Maskë për lëkurën e yndyrshme: Femrat që kanë fytyrë të yndyrshme e dinë shumë mirë se sa i vështirë dhe i kushtueshëm është trajtimi i saj , duke përfshirë këtu kremrat, locionet larëse, maksat e përjavshme etj. Living ju propozon një recet shumë interesante që do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll rritjen natyrale të sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës. Në një enë shtoni tri të verdha veze dhe 3 lugë çaji miell tërshëre dhe kalojini në frulatore për disa minuta. Pasi dy përbërësit  të lidhen me njëri-tjetrin, duke formuar një masë kremoze aplikojeni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni në fytyrë për 30 minuta. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët dhe masazhojeni me pak vaj kokosi ose bajamesh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor