Letra 25 Maj 2019

Blogerja e njohur tregon hapur strijat «Jam me fat që i kam, falë tyre kam zbuluar veten»

Letra

Jemi mësuar shpesh të shohim në rrjete sociale imazhe perfekte që tregojnë trupin femrëror me standardet e modeleve në pasarela dhe kjo gjë është shumë larg së vërtetës, duke krijuar kështu një imazh të gabuar për atë sesi duhet të jemi. Sarah Turner e njohur në rrjetet sociale, nga ana tjetër vazhdimisht ka dëshmuar të kundërtën, duke u ekspozuar me gjithë defektet e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto me të brendshme, ku duken shenjat e strijave në lëkurën e saj. “Dhurata më e madhe që kam marrë ndonjëherë ka qenë të mësoj të jem unë”, shkruan Stanley  përbri fotos. Ajo vazhdoi duke thënë: “Nuk e dija se mund ta bëja vetë. Gjithmonë mendova se më duhej ndihmë për ta njohur veten.”

Dhe ka gjetur mbështetje të madhe në rrjet për këtë postim. Të bëhesh e vetëdijshme për fuqinë që ndodhet brenda teje, është pjesa më e vështirë e rrugëtimit për të dashur veten. “Nëse do të kthehesha pas në kohë dhe do të flisja me veten kur kam qenë më e re, atëherë kur kisha një pamje të tmerrshme trupore, do t’i thoja vetes të mos shqetësohesha fare për atë që mendonin dhe thonin të tjerët, por për atë që mendoja dhe ndieja unë”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor