Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Patëllxhanët jemi mësuar t'i hamë të skuqur, në gjellë ose në tavë (mmmm sa e mirë është imam bajalldia!), por sot ju propozojmë t'i provoni në një kek të kripur me proshutë dhe miks djathrash: dhie dhe kaçkavall. Do të lëpini gishtat në fund.
Përbërësit për tavë me gjatësi 30x10cm ose 26cm nëse e keni të rrumbullakët: 3 vezë 75g miell 0 75g niseshte 1 bustinë sodë për torta të kripura vaj ulliri 120ml qumësht me yndyrë 100g djathë kaçkavall të grirë 1 patëllxhan i mesëm 100g djathë i bardhë 70g bacon rigon, kripë, piper.
Përgatitja: Ndezim furrën me 180°. Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.
Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...