Astroliving 24 Maj 2019

"I urrej Binjakët, sepse i njoh mirë, dikur doja një të tillë"; Arsyet racionale që na vunë në dyshime për këtë shenjë

Astroliving

I urrej Binjakët, sepse dikur doja një të tillë. Ish-shoqja ime e kolegjit e lindur nën shenjën e Binjakëve dukej të mishëronte tiparet më të mira të kësaj shenje shoqërore të ajrit! Në atë kohë isha si e humbur, e turpshme dhe të qëndroja krahë saj ishte njësoj sikur të isha e dukshme për botën. Fliste me këdo, më prezantonte me njerëz të rinj dhe aftësinë e saj për t'u përshtatur e vlerësoja shumë.

Ndodhia që nxorri më të keqen e saj (e ndoshta të të gjithë binjakëve) ishte kjo: Një mbrëmje shkova në një festë me një djalë që ajo e kishte qejf, por unë as ia kisha më të voglën ide !  Që prej atij momenti (në vend të një bisede "sqaruese"  mes dy shoqesh) ajo filloi të villte vrer për mua në grupe të ndryshme njerëzish. Diçka ishte thyer dhe nuk kishte kthim prapa.  Gjithçka mori zhvillim aq shpejt, kur unë nuk dija asgjë rreth atyre thashethemeve që po përhapeshin për mua. Këtu filluan të dilnin një e nga një tiparet më të errëta të Binjakes! Ishte *apo duhet të them JANË të prirur për të besuar gjënë e parë që dëgjojnë, dhe se informacioni i ri menjëherë ndikon në këndvështrimin e tyre! Kështu që ju brenda sekondit mund të shndërroheni në një armik të përbetuar të Binjakëve! Dhë nëse je i tyre mund të jesh i të gjithëve sepse Binjakët kanë shumë miq që mund të kthehen kundër jush.

Janë me dy fytyra.

Kjo letër u përshtat në shqip nga faqja Cosmopolitan, por Living mirëpret dhe letrat tuaja

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor