Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Për Meghan Markle dhe princin Harry është folur aq shumë gjatë vitit që lamë pas, sa ndonjëherë na duket sikur ata janë bashkë prej një jetë të tërrë e jo prej dy vitesh. Fillimisht lidhja e tyre shkaktoi zhurmë në Pallatin e Kensingtonit, pasi Meghan vinte nga bota e showbiz-t, kishte qenë e martuar më parë, su dhe background-i i saj familjar linte për të dëshiruar, megjithatë dashuria e tyre triumfoi dhe Meghan e Harry realizuan ëndrrën e tyre të bukur të dashurisë. Mirëpo e dini si janë njohur duka dhe dukesha e Sussex-it?
Moderatorja angleze Lizzie Cundy ka zbuluar së fundmi se Meghan Markle i kishte kërkuar t'i prezantonte një burrë britanik, gjatë një darkë bamirësie në vitin 2013. “Po bënim një bisedë mes vajzash dhe ajo më tha ‘Njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam beqare dhe më pëlqejnë shumë britanikët'. Unë i thashë ‘Le të dalim dhe të gjejmë ndonjë’,” -ka rrëfyer 50-vjeçarja në autobiografinë e saj, “Tales From The Red Carpet”. Ajo ka shtuar se i ka treguar Meghan-it foton e futbollistit Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga Cheryl asokohe dhe dukeshës iu duk i lezetshëm.
Cundy është shprehur se ajo dhe Meghan i mbanin kontaktet, por kur Markle takoi Princ Harry-n e shkëputi marrëdhënien shoqërore me të dhe mbi të gjitha, nuk e ftoi as në dasmë mikeshën e saj. Megjithatë, moderatorja tregon se Meghan ishte tip shumë i këndshëm, i pëlqente të pinte, të argëtohej dhe interesohej shumë për fëmijët e saj.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...