Astroliving 22 Maj 2019

Fitimtarë në jetë dhe dashuri, këto janë karakteristikat që i bëjnë Binjakët partnerët më të mirë të zodiakut

Astroliving

Në artikullin e djeshëm, ju treguam të gjitha arsyet pse duhet të keni një shoqe të shenjës së Binjakëve në rrethin tuaj miqësor, e duke marrë parasysh komentet e shumta në Facebook, kishim qëlluar në shenjë me përshkrimin e bërë. Në qoftë se e humbët, mos hezitoni t’i hidhni një sy 4 gjërat që duhet të dini para se të bëhen shoqe me Binjakët, shenjën më FANTASTIKE të horoskopit.. Por përveç të qenit një shok, shoqe i,e mirë, Binjakët janë partner shumë të mirë

Përsa i përket dashurisë, mashkulli Binjakët është i vrullshëm dhe entuziast, por edhe prepotent. Ai është xheloz, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprrac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme.

Femra e shenjës së Binjakëve në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores dhe mentores së fëmijëve, kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante, kokëfortë dhe egocentrike. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor