Astroliving 22 Maj 2019

Pozicionimi i Mërkurit në shenjën e Binjakëve, do të ndryshojë jetën tuaj brenda natës; ja surprizat që kanë rezervuar yjet

Astroliving

Merkuri është planeti i të mësuarit, komunikimit dhe udhëtimit, kështu që ka kuptim që ka patur ngërçe kur ky planet ka qenë e pozicionuar në shenjën kokëforte të tokës, Demit. Për fat të mirë, gjërat kanë marrë një kthesë me 21 maj, kur Mërkuri hyri në shenjën e Binjakëve.

Nuk do t’ju duhet shumë për të ndjerë këtë energji, madje astrologët thonë se jeta juaj mund të ndryshojë brenda natës. Nga ajo “humnera” e monotonisë që kishit rënë, tani do të ndiheni më të “gjallë”, të motivuar ndaj gjërave të reja e më socialë.

Kishit kohë të kishit përqafuar monotoninë dhe asgjë s’po ju nxirrte nga zona e rehatisë, por sezoni i Binjakëve dhe Mërkuri në këtë shenjë do t’ju shkundë.

Më shumë se çdo gjë, planeti i sipërpërmendur në Binjakë krijon nevojën për stimulim mendor ! Si pa kuptuar ju do të ndjeni veten të bëni diçka ndryshe, të lëvizni, të vendosni lidhje  të reja me njerëzit që ju rrethojnë e të vetëzhvilloheni.

Kjo etje për të qenë të hapur, spontanë e për të përjetuar përvoja të mrekullueshme nuk duhet pritur me skepticizëm apo frikë nga shenjat frikacake të zodiakut, përkundrazi ! Duhet parë si një mundësi e mirë që nuk duhet humbur.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Sezoni i Demit na zhyti në monotoni e depresion; Si ndryshon jeta e 12 shenjave të zodiakut tani që kryesojnë Binjakët

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor