Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Përse të harxhosh para për të blerë akullore, kur mund t'i bëni fare mirë vetë në shtëpi? Nuk keni pse shqetësoheni në rast se nuk keni makinën e posaçme për përgatitjen e tyre, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe brenda pak minutash do të shijoni diçka shumë ndryshe.
Përbërësit: 400 ml pana e ftohtë nga frigoriferi 250 g qumësht i kondesuar (panda) salca të ndryshme për ta shoqëruar: lajthi të
pjekura, karamel, çokollatë, fruta pylli etj.
Për karamelin: mund ta përgatitni si më poshtë sipas recetës së Michel Roux (ju duhen 20 minuta afërsisht) 50 g sheqer 40 g gjalpë i butë 200 ml pana një majë thike kripë.
Përgatitja: Në një tenxhere të vogël që nuk ngjit, përziejmë gjalpin me sheqerin. I vëmë në flakë të ulët, duke i përzier pa ndërprerje derisa përzierja
të marrë ngjyrë karamel (afërsisht 15 minuta). Më pas e heqim nga zjarri, hedhim panën, kripën duke e përzier me lugë druri dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. Pas kësaj kohe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer.
Përgatitja e akullores: Bëjmë marengë me panën me rrahësin elektrik të vezëve, më pas shtojmë pjesë-pjesë qumështin e kondensuar dhe i përziejmë me spatul, me lëvizje delikate. Shtojmë salcë frutash ose karamel sipas dëshirës, e përziejmë me delikatesë dhe këtë. E hedhim kremin në një tas me kapak që e duron temperaturën e ngrirjes (nëse keni kuti akullore bosh) dhe e lëmë për 6 orë. Pas kësaj kohe, e shpërbejmë menjëherë pasi ajo shkrin shpejt në temperaturë ambienti.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...