Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për këngëtaren Aurela Gaçe, çdo ditë është e rëndësishme pasi ajo ka atë që ka ëndërruar dhe punuar gjithmonë, një familje të bukur, fansa bensikë dhe miq e bashkëpunëtorë të mirë, të cilët e mbështesin si ditën e parë kur u ngjit në skenë. Megjithatë pavarësht koncerteve të mbajtura anekënd nëpër botë apo çmimeve të fituara gjatë gjithë karrierës, arritja më e madhe për të janë dy vajzat e saj Grace dhe Abigail.
Në ndryshim nga shumë mama të njohura të showbiz-it, Aurela nuk i ka mbajtur kurrë fshehur vajzat nga postimet e saj në rrjete sociale, përkundrazi të gjithë i kemi parë dy motrat ndërsa mbajnë koncerte recitale me lugë, tasa e tepsi. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe! Muzika është pjesë e padiskutueshme e jetës së tyre, aq më tepër kur ke për mama një artiste shpërthyese si Aurela.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur nga Vlora dha intervistën më speciale përballë fëmijëve të ''Kurthit të Piter Panit", e sigurisht që u tregua e vërtetë si gjithmonë. Por momenti më surprizues ishte kur vajza e saj Grace u ngjit në skenë dhe kënduan bashkë “Fati ynë shpresë e marrëzi”, një nga hitet e përjetshme të së ëmës. Grace e zotëroi skenën me një qetësi dhe siguri që do t'i kishin zili shumë këngëtarë, dhe na mahniti me zërin e saj. Epo kot nuk thonë, dardha bie nën dardhë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...