Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Në qoftë se jeni në kërkim të një recetë të thjeshtë, të shpejtë, të shëndetshme dhe mbi të gjitha që të mos i bëjë naze askush nga pjesëtarët e familjes, jeni në vendin e duhur. Darka e sotme do të jetë më e shijshme se kurrë më parë, pasi kemi përgatitur gjoks pule me domate dhe ullinj në furrë.
PËRBËRËSIT PËR 2/3 PERSONA: 4/5 gjokse pule në feta të holla, 100 g domate qershiza, 100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin,1 lugë djathë Parmigiano i grirë, pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper bukë e thekur e grirë.
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grillë sipër.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...