Aktualitet 20 Maj 2019

Nuk po marrim vesh ç'po bëhet me motin? Meteorologët parashikojnë ndryshimet për ditët e fundit të majit

Aktualitet

Në më pak se dy javë mirëpresim verën, por nëse do të niseshim sipas motit e jo kalendarit, e sigurtë që stinët do të ngatërroheshin! Paqëndrueshmëria e motit gjatë  javëve të fundit, temperaturat e ulëta, reshjet e shiut, na bëjnë të besojmë se pranvera e këtij viti u zëvenësua nga një vjeshtë e dytë, por për fat, meteorologët kanë disa lajmë të mira për ditët në vazhdim. Ndonëse dielli nuk do të dalë të shkëlqejë siç ka pas bërë vitet e mëparshme këtë periudhë, shiu do të pushojë e temperaturat do të pësojnë një rritje graduale.

Kjo jave paraqitet e ngrohte dhe e lagesht. Moti do te jete i kthjellet por here pas here do te kete zhvillim te vranesirave duke rrezikuar shira te dobet dhe afat-shkurter, kryesisht pas-mesdites. Me te dukshme shirat do te jene ne zonen lindore.

Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje graduale nga dite ne dite duke bere qe termometri te arrije deri mbi 27 grade C ne zona te vecanta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor