Kuriozitete 18 Maj 2019

Disa tipare karakteristike që i kanë vetëm njerëzit me gropëz në mjekër; ja çfarë i bën ata të veçantë

Kuriozitete

Të qeshësh dhe të të formohen gropëzat në faqe është një ndër gjërat më të këndshme që mund t’i ndodhë fytyrës suaj, por jo të gjithë e kanë këtë fat. (Lexoni këtu Përse disa njerëzve u shfaqen gropëza në faqe kur qeshin, ja çfarë kanë të veçantë ata)  Ato gropëza të vogla ju sheqerosin dhe buzëqeshja më e vogël bënë që ato të shfaqen menjëherë. Po për gropëzën në mjekër a ndani të njëjtin mendim? Ata që e kanë nuk e pëlqejnë, por të tjerët mendojnë që ajo është e përsosur. Yje të Hollywood-it si Eminem, Jessica Simpson, Ben Affleck, Adele, Sandra Bullock, dhe shumë të tjerë kanë gropëzën në mjekër, janë mësuar me të dhe nuk janë munduar në asnjë lloj forme që ta fshehin. 


Nëse ju nuk dëshironi që fëmijët tuaj të kenë të njëjtën gjë si ju, nuk keni pse shqetësoheni pasi që kjo gropëz të shfaqet sërish kërkon të kalojnë 5 breza. 
Njerëzit me këtë gropëz bukurie janë vëmendje-kërkues dhe janë flirtues të shkëlqyer. Janë me emocionalë se të tjerët dhe kjo është arsyeja pse ata priren të qajnë për çdo gjë qofshin lotë gëzimi hidhërimi apo ankthi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor