Orakulli i kuzhinës 18 Maj 2019

Pazaret e muajit; Frutat që kanë sezonin tani në maj dhe nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Orakulli i kuzhinës

Ato e kanë emrin qershi dhe të gjithë i presim pa durim por në fakt, nuk dalin tamam në qershor. Maji është muaji më i bukur i frutave. Në ditët e para të tij, ato vërtet nuk janë aq të shijshme sa çbëhen gjatë rrugës ama edhe vetëm duke i parë, shijon minutat e fundit të pranverës duke e ditur që, disa ditë më pas, do të kalosh me to pasdite të tëra duke u freskuar.

Një tjetër frut i majit, pas qershisë, është kajsia e pjeshka. Aroma e pjeprit gjithashtu do të jetë nga ato që do t’iu bëjnë të ktheni kokën nga tregu i frutave e zarzavateve, edhe sikur të mos doni. Pjepri është nga frutat me aromë më të fortë dhe shumë njerëz, nuk e konsumojnë pikërisht për shkak të saj. Luleshtrydhet në fakt janë të pranishme në treg pothuajse gjatë gjithë vitit por fundi i prillit e sidomos maji, është koha kur piqen ato të vërtetat e rritura në kopshte. Shijojini!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor