Orakulli i kuzhinës 18 Maj 2019

Nga ulja e kolesterolit tek forcimi i kujtesës, këto janë arsyet bindëse përse duhet të hani sa më shumë qershi

Orakulli i kuzhinës

Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha ushqyese shija e të cilave është e parezistueshme, të cilat mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira dhe stimulojnë funksionimin sa më normal të gjithë organeve. Efektet terapeutike pozitive në trupin e njeriut janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm, aq më tepër që jemi në sezonin e tyre.

Qershia përmban hekur, një element ky që gjendet më shpesh tek perimet me gjethe jeshile. Konsumi i shpeshtë i qershisë mund të plotësojë kërkesat e trupit për hekur dhe të rifuqizojë hemoglobinën. Në këtë mënyrë parandalohet anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Sipas mjekëve, qershitë parandalojnë rritjen e kolesterolit të keq LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, duhet të hanisa më shpesh qershi. Sasia e vitaminës A tek qershia është 4 deri 5 herë mëe lartë se tek rrushi, molla dhe portokalli. Të gjithë ata që punojnë me orare të zgjatura përpara kompjuterit duhet të konsumojnë vitaminë A për të mbrojtur sytë.

Sipas studimeve mjekësore moderne, plakja e organeve të njeriut, sëmundjet kronike dhe lindja e disa tumoreve lidhen ngushtë me radikalet e lira. Por, qershia përmban një sërë antioksidantësh, sidomos "anthocyanin", që shkatërron radikalet e lira. Në fakt, anthocyanin, vitamina C, vitamina E, karotenet dhe seleni janë konsideruar si anti-oksidantë të fuqishëm për shëndetin e organizmit. Sa më e errët të jetë qershia, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.

Shkencëtarët kanë provuar se ky përbërës është i mirë për trurin. Përveç forcimit të kujtesës, qershia ndihmon në parandalimin e humbjes së saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor