Kuriozitete 17 Maj 2019

Mbretëresha dorëzohet para Facebook dhe Instagram, ja sa do t'i ofrojë atij që do të publikojë për të

Kuriozitete

Nëse deri pak vitesh, rrjetet sociale ishin thjesht një mënyrë e re për të rivendosur komunikimin me miqtë e familjarët e humbur, apo për të ndarë fotografi me ta, sot janë kthyer në një domosdoshmëri për shumëkënd. Madje nuk do ta ekzagjeronim aspak nëse i quajmë rrjetet sociale si forca më e re e botës së madhe të marketingut. Dhe mesa duket, as mbretëresha Elisabeth nuk i ka "shpëtuar" nevojës për t'u prezantuar sa më denjësisht, e sigurisht sa më mirë, tek publiku.

Tashmë dihet botërisht se mbretëresha 93-vjeçare është shumë e lidhur me traditat e familjes dhe rregullat e vendosura nga oborri për shumë e shumë vite, por burime të reja nga ‘’Kensington Palace’’ bëjnë me dije se sovrania britanike, e bërë stërgjyshe 2 javë më parë, po mendon të jetë më aktive në rrjete sociale. Sipas tyre, mbretëresha e ka kuptuar rëndësinë që po fiton komunikimi me publikun ndaj është e hapur për të pranuar çdo formë të re që ndikon në popullaritetin e saj. Dhe gjejeni çfarë, Elizabeth po mendon të paguajë plot 44.000 stërlina në vit për këdo që do të marrë në kontroll llogaritë e saj Facebook, Instagram dhe Twitter.

Po çfarë kushtesh duhet të plotësojë kandidat fatlum? Sigurisht që duhet të jetë njohës i mirë i anglishtes, gjuhët e tjera përbëjnë avantazh, të jetë ekspert i komunikimit digjital, dhe teknologjisë, të jetë kreativ dhe të njohë fotografinë. Personi që do të mbulojë këtë post, do të ketë akses në pjesën kryesore të eventeve të familjes mbretërore në ‘’Buckingham Palace’’ dhe do t’i jepet një fond special pensioni. N.q.s mendoni se mund të jeni ju i përzgjedhuri i saj, aplikoni në https://www.linkedin.com/jobs/view/1264848575/.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor