Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Një histori e shkurtër për fustanin e bardhë: Që nga shekulli XX dhe në fillim të shekullit të XXI, standardi global i fustaneve të nusërisë ka ndjekur traditën perëndimore: fustan i bardhë dhe vello e shoqëruar me lule ose kapelë. Referencat e para për fustanet e nusërisë vijnë nga periudha helene, për të vazhduar më pas gjatë sundimit të mbretëreshës Viktoria. Atëkohë, në Britani ishte trend që nusja të qe sa më e sofistikuar, gjë që u përhap më pas në të gjithë botën.
Nuk mund të mos i adhurojmë fustanet e nusërisë, por nuk janë alternativa e vetme për të ecur drejt altarit apo për të festuar në ceremoni. Ndoshta më herët, bazuar në rregullat strikte të kohës, femrat vishnin vetëm fustane, sidomos në ditën më të rëndësishme të jetës, por sot nuk është kështu. Stiliste të njohura, si Ines Di Santo, Randi Rahm dhe Savannah Miller kanë sjellë në koleksionet e tyre kostume dasmash jo vetëm për meshkujt, por dhe për femrat. Por siç ndodh me çdo gjë të re, duhet t’u lëmë kohë njerëzve që të mësohen me to, t’i pranojnë e më pas të bëhen trend. Me sa duket, ky është pikërisht viti me fat për të “përqafuar” këtë tendencë të modës.
Nuse të vitit 2019 dhe 2020, bëhuni gati të thyeni rregullin kryesor të fustaneve të nusërisë!
Diçka është e sigurt: ngjyra vazhdon të jetë e bardha dhe kjo, për një arsye shumë të thjeshtë. Përcaktimi i kësaj ngjyre për ditën e dasmës është bërë nga mbretëresha Viktoria, e cila duke ditur që e gjithë bota do ta ndiqte celebrimin e saj, vendosi të zgjidhte një fustan me dantella. Këtë e bëri edhe për të mbështetur tregtinë në rënie të këtij materiali dhe t'i jepte një ndihmë industrisë. Sipas saj, ngjyra e bardhë ishte mënyra më e mirë për ta ngritur në një nivel tjetër punën e artistëve artizanalë. Përveç kësaj, të gjithë e dinë që ngjyra e bardhë personifikon pastërti, brishtësi dhe qartësi në vendimin e marrë.
Propozimet e vitit 2020 që kemi parë në pasarelat e modës, sollën ndryshimin për nuset e guximshme. Tani mund të zgjidhni midis kostumeve serioze, pantallonave dhe “jumpsuit”-ve. Por, Emi Yzeiraj, dikur një nuse në revistën “Living”, përveç fustanit të punuar me dorë nga e ëma, para tri vitesh i parapriu këtij trendi, duke veshur një kostum të bardhë në ceremoninë e celebrimit.
Ajo organizoi një dasmë sa tradicionale, aq edhe avangardë për atë vit. Ana tradicionale dukej në përzgjedhjen e vendit, Kalaja e Gjirokastrës, në fustanin e thurur me grep nga e ëma dhe disa detaje të punuara përsëri me grep, por nga gjyshja e saj. Ndërsa në ceremoninë e celebrimit në bashki, ajo veshi një kostum të bardhë, për një arsye shumë të thjeshtë: “Doja diçka të veçantë, që të përfaqësonte stilin dhe profesionin tim, por edhe t’i përshtatej tematikës zyrtare të celebrimit. E them me bindje se mbetet veshja më e veçantë dhe përfaqësuese për mua. Gjithashtu, kur shikoj që kam krijuar një veshje me të cilën i kam paraprirë modës së fundit të kostumeve të nusërisë për vitin 2020, ndihem pafundësisht e kënaqur.”
Tri vjet më parë nuk ishte e lehtë të gjeje një kostum për ditën e dasmës, pasi ai duhej të ishte elegant, por njëkohësisht pranë tematikës së festës dhe gëzimit që përcjell kjo ditë. Atë mund ta kishte vetëm një dyqan, NENETTE, i cili sjell koleksionet e fundit!
“Në fakt, ka qenë e vështirë për mua, pasi kostumi i bardhë nuk ka qenë në modë dhe as i përhapur, që ta gjeja nëpër dyqane. Kostumi që zgjodha ishte i markës 'Nenette', me një këmishë mëndafshi, kopsa të arta dhe stil klasik, duke filluar që nga pjesa e jakës dhe deri te mëngët.”
Emin nuk e shqetësonte shumë ideja se si do ta shihnin të ftuarit, pasi aprovimi nga bashkëshorti i mjaftoi për t’u ndier e sigurt, edhe pse po sillte diçka të re.
“Kur dëgjoi idenë e kostumit, normalisht që në fillim ai ishte skeptik dhe më pyeste shpesh nëse isha e sigurt, por kur e vesha për herë të parë i pëlqeu pamasë. Gjithashtu, i apasionuar pas biçikletës dhe faktit që ne do të shkonim me një të tillë në ceremoni, ishte i bindur që një fustan nuk do të ishte i përshtatshëm J”, - thotë ajo dhe qesh.
Më pas, në ditën e tyre më të rëndësishme, ai që e përgëzoi i pari veshjen e saj, ishte pikërisht kryetari i bashkisë, zoti Erion Veliaj.
Motoja e Emit është “Be you”, ji vetvetja, e me sa duket kjo e bëri të ishte një nga nuset më të veçanta dhe me një stil që i ka rezistuar kohës, edhe pse vitet kalojnë.
Nga: Xhoia Dumi
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...