Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Sado të kujdesshëm të tregoheni, gjithnjë do të ktheheni në shtëpi, me atë njollën e verës në këmishën e bardhë, kafen e derdhur mbi pantallona, apo çumçakizin që e keni "dhuratë" nga fëmija. Pa qenë nevoja të shkoni në pastrim kimik për çdo njollë në rrobat tuaja, më poshtë do t'ju tregojmë truket e thjeshta si të eliminoni çdo lloj njolle.
Për të hequr njollat në përgjithësi kur veshjet delikate i lajmë me dorë duhet të shtojmë 10 lugë amoniak në govatën ku keni shtuar ilaçin e lëngshëm larës.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale..
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.
Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:
• Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frigorifer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
• Buzëkuqi është shumë i vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës, por dhe për këtë njollë e kemi një truk! Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollë, pa e fërkuar.
• Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
• Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...