Tendencat e fundit te modes 17 Maj 2019

Rrëmbeni shallin “e gjyshes” dhe do të dukeni WOW; ja disa mënyra për stilimin e tij pasi do e shihni kudo këtë verë

Tendencat e fundit te modes

Ka një numër të pafundmë mënyrash për të stiluar një shall, dhe është pikërisht ky I fundit I cili do të dominojë këtë verë! Harrojeni vendosjen e tij në qafë apo duke kapur flokët pasi “stili I gjyshes” është rikthyer. Shumë personazhe e kanë lidhur shaminë e tyre në këtë mënyrë

Mbretëresha Elizabeta është e njohur për të, ndërsa Rihanna e ka bërë atë, madje të veshur dhe në tapetin e kuq. Nëse jeni një nga ato njerëz të cilët gjatë verës djersiteni dhe kjo I bën flokët tuaj me yndyrë ky stil I rikthyer do t’ju vije shumë në ndihmë. Një shall mëndafshi është një zgjidhje e lehtë gjithnjë.  

Ndryshe nga kapelet, veshja e gjysheve nuk e thith djersën por nuk lejon diellin që t’ju djersijë pasi me anë të erës ajo ajo nuk I thith rezet e diellit.  Përtej mbrojtjes nga djersa, kjo vendosje e shallit retro është e bukur. Do t'ju bëjë të ndiheni sikur jeni duke vozitur në shtëpinë tuaj të verës në një kabrioletë të viteve 1950. Sugjerohet masa standarte 36 "x36", dhe 100% mëndafshi paso pëlhurat sintetike do t’ju bëjnë të ndiheni sikur ju jeni bllokuar në një qese plastike.

Lidhini në dy mënyrave të ndryshme: nën mjekrën tuaj si një gjyshe e ëmbël /  ose në qafën tuaj. Mos harroni syzet :D

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor