Kujdesi per fytyren 16 Maj 2019

Zbuloni të gjitha sekretet e bukurisë para gjumit të VIP-AVE më të famshëm në gjithë botën

Kujdesi per fytyren

Dëshironi të dini se si të famshmit arrijnë të bëjnë një gjumë kaq të mirë pavarësisht angazhimeve të shumta?

Sipas specialistes Olivia Arezzolo, disa njerëz të famshëm si Kim Kardashian dhe Miranda Kerr kanë disa truke të veçanta:

Miranda Kerr: spërkat një produkt fytyre(facemist) me lavandër në jastëk para se të shtrihet për gjumë. Gjithashtu vazhdon me një maskë sysh dhe nuk mungon asnjëherë përqafimi me bashkëshortin e saj.

 

Kim Kardashian: Ajo ka një rutinë fytyre shumë normale por shumë hidratuese. Ndoshta jo shumë qetësuese por me siguri ideale për çdo fytyrë. Kështu tregon Harpers Bazar.

Elle Macpherson: Modelja australiane thotë që ajo që i ka zgjidhur të gjitha problemet është gjumi i bukurisë gjatë natës. Që në momentin që ka kuptuar se ai bën të gjithë ndryshim ajo nuk e kalon orarin 23:00 për të fjetur gjumë.

Lea Michelle: Aktorja e njohur ka një formulë gjumë plus ujë. Ajo këshillon që të pini shumë ujë dhe pse është një klishe ajo por e vetmja herë që duket një ndryshim në fytyrë është kur është plotësisht e relaksuar.

Priyanka Chopra: për nëj fytyrë me shumë shkëlqim shihni në frigoriferin tuaj. Kjo është këshilla e Prianka Chopra. Thjesht miksoni pjesë të barabarta të kosit dhe tërshërës (rreth 1-2 lugë gjelle secila) shafran Indie dje (rreth 1-2 lugë çaji). Përzieni, dhe lëreni për gjysmë ore, më pas lahuni me ujë të vakët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor