Astroliving 16 Maj 2019

Ëndrrat me sy hapur dhe ato me sy mbyllur; Për çfarë ëndërrojnë shenjat e horoskopit kur janë në gjumë dhe zgjuar

Astroliving

Nëse ka një vend ku jemi plotësisht të lirë, është në mendjet tona. Askush nuk mund të na ndalojë, askush nuk mund të na gjykojë për atë që ndodh atje. Të paktën,  nëse këto mendime i mbajmë për vete..

Një shprehje thotë se ziliqarit nuk duhet t’i thuash as ëndrrat, por ndonjëherë është mirë që këto t’i mbani për vete edhe në rastin kur përballë keni një person të besuar.

Në varësi të astrologjisë, ëndrrat e shenjave të horoskopit ndryshojnë nga personi në person dhe këto të fundit janë të prirura për lloje të caktuara ëndrrash. Ëndrrat mund të jenë aspiratat, dëshirat tuaja më të mëdha ose ankthet e këqija. Më poshtë Living zbulon ëndrrat e të 12-të shenjave të zodiakut.

Dashi (21 mars - 19 prill)

Në gjumë, dashi ëndërron rreth situatave të dhunshme apo të frikshme. Nuk është paqësor dhe në ëndrra  gjithmonë është “i keqi” ! Në jetën reale ëndërrojnë të fitojnë argumente, të arrijnë sukses të madh në punë dhe të njihen për atë që bëjnë.

Demi (20 prill - 20 maj)

Në gjumë, Demi  ëndërron për pjesët e trupit dhe rilindjen. Në jetën reale ata ëndërrojnë në mënyrë ambicioze të bjënë pasuri,  të jetojnë mirë, pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

Binjakët (21 Maj - 20 Qershor)

Në gjumë, Binjakët ëndërrojnë për dhimbjen e trupit dhe justifikimet për të qëndruar. Në jetën e zgjuar ata ëndërrojnë të udhëtojnë dhe të jenë të pranuar në grupe të mëdha shoqërore.

Gaforrja (21 Qershor - 22 Korrik)

Në gjumë, Gaforrja ëndërron për dashurinë e përsosur dhe zemërthyerit që e kanë lënduar. Në jetën reale, ata ëndërrojnë të jenë qendra e vëmendjes (dhe pse nuk e shfaq) dhe të ndjejë se të gjithë e duan.

Luani (23 korrik - 22 gusht)

Në gjumë, Luani  ëndërron për dominimin e botës dhe të jenë qendra e botës,  ndërsa në jetën reale ëndrrat e tyre janë më shumë në përputhje me shpenzimet dhe paranë.

Virgjëresha (23 gusht - 22 shtator)

Virgjëresha ëndërron për ndarjet, të pushuarit nga puna dhe për tragjeditë që mund t’i ndodhin në jetë. Në jetën e zgjuar ata ëndërrojnë për udhëtimet dhe  dhe çdo gjë që vazhdon më tej pa frikën e mbarimit.

Peshorja (23 shtator - 22 tetor)

Në gjumë, peshorja  është një ëndërrimtar i gjallë i skenave horror dhe fantazive. Në jetën reale ëndrrat e Peshores  janë shumë më pak dramatike dhe më shumë në përputhje me atë që lidhet me drejtësinë.

Akrepi (23 tetor - 21 nëntor)

Në gjumë, Akrepi ëndërron për një jetë jashtë kontrollit, panikut dhe kaosit. Ëndrrat e tij janë erotike. Në jetën reale ata ëndërrojnë të kundërtën, ëndërrojnë të kenë nën  kontroll çdo gjë  gjatë gjithë kohës.

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Shigjetari ëndërron të jetë i burgosur për shkak se ka frikë nga  heqja e lirisë së tij. Në jetën reale, ata ëndërrojnë të jenë gjithmonë të lirë dhe të shohin botën.

Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)

Natën, ëndrra e Bricjapit është puna e  se nesërmes. Në punë të nesërmen, ëndrra është rreth ... punës. Në thelb, Bricjapi ëndërron për punën, madje edhe gjatë punës.

Ujori (20 Janar - 18 Shkurt)

Në gjumë, Ujori ëndërron për seksin. Në jetën e tyre të zgjuar, ata ëndërrojnë të mos kenë marrëdhënie seksuale. Duan që atë botën e tyre të mbyllur të mos jua cënojë njeri.

peshqit (19 shkurt - 10 mars)

Në gjumë të thellë, Peshqit ëndërrojnë për familjen. Kur  zgjohen, ëndrra e tyre është t’u plotësojnë nevojat dhe dëshirat të gjithë njerëzve që ata kanë përreth. Janë altruistë dhe kjo i bën ata të lumtur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor