Pjata kryesore 15 Maj 2019

Quiche me domate dhe djathë

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes-15 minuta

Koha e pjekjes-40 minuta

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN PËR TAVË ME DIAMETËR 26/28 CM (ose përdorni pete brisé gati): • 250 g miell • 100 g ujë • 100 g gjalpë në temperaturë ambienti • ½ lugë e vogël kripë

PËR MBUSHJEN:

• 700 g domate të vogla (jo qershiza) • 1 qepë e njomë bashkë me bishtat • 400 ml pana • 3 vezë • 1 lugë mustarde • kripë e piper sipas nevojës • 50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me shije delikate

PËRGATITJA: 1 Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e brumit me dorë, e hapim me petës e pak miell, veshim tavën e lyer më parë me gjalpë e pak miell. Brumin e shpojmë me pirun, që të mos fryhet gjatë pjekjes dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta ose në ngrirje për 15 minuta.

2Presim domatet në feta të holla, përziejmë panën, mustardën, vezët, kripë e piper në një tas derisa të bëhen si masë homogjene. Pasi 30 minutash marrim tavën nga frigoriferi, shtrojmë fetat e domateve, shpërndajmë kremin me pana, qepën të grirë hollë dhe së fundi djathin Parmigiano të grirë. E pjekim për rreth 35/40 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180° C. E nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë pas 15 minutash, pra, pasi të vaket.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor