Shëndeti i gruas 15 Maj 2019

Pas të 35-ave rreziku për t'u prekur nga tumoret fibroide rritet; Shenjat paralajmëruese që asnjë femër s'duhet të neglizhojë

Shëndeti i gruas

Fibromat uterine, të njohura ndryshe si mioma ose leiomioma janë tumore beninje të cilat rriten në brendësi të murit të mitrës. Ato  janë një gjendje mëse e zakonshme që prek thuajse 40%  të femrave të moshës 35-55 vjeç në të gjithë botën. Kanë dimensione të ndryshme (nga 1 cm deri në 10 apo 15 cm) dhe brenda mitrës mund të rriten një ose disa fibrioma njëherësh. Ka raste që nuk shfaqin asnjë shenjë, megjithatë mjekët këshillojnë të keni kujdes nëse shfaqni simptomat e mëposhtme. Duhet theksuar që këto simptoma janë të lidhura ngushtë me vendodhjen e shfaqjes së fibriomave. 

1.Probleme me fshikëzën e urinës: Kur fibromat shfaqen në murin e jashtëm të mitrës afër fshikëzës së urinës, ato ushtrojnë presion mbi këtë të fundit, Si pasojë do të keni vështirësi me urinimin, ndonëse fshikëza është plot. Në qoftë se nuk flini rehat gjatë natës ose përdorni tualetin më shpesh seç duhet, duhet të kontaktoni me mjekun tuaj pasi jo domosdoshmërisht mund të keni probleme me infeksionet vaginale ose ato të traktit urinar.

2.Probleme me jashtëqitjen: Ashtu siç shpjeguam edhe më lart, kur fibromat shfaqen në murin e jashtëm të mitrës, ato mund të krijojnë probleme me urinimin, por jo më pak e rrezikuar mbetet dhe zona rektale. Fibromat ushtrojnë presion mbi të si dhe mund të stimulojnë shfaqjen e hemorroidëve. 

3.Dhimbje të fundshpinës: Dhimbja e fundshpinës mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, por kur një fibroid rritet jashtë mureve të mitrës ushtron presion mbi nervat e fundshpinës duke shktuar një dhimbje të padurueshme.

4.Dhimbje gjatë seksit : Dhimbjet gjatë seksit jo gjithmonë lidhen me thatësinë vaginale apo mungesën e raporteve për një periudhë të caktuara. Në varësi të vendndodhjes dhe madhësisë së fibroidit, femrat mund të ndiejnë parehati dhe dhimbje të forta gjatë aktit. 

5.Gjakderdhje të rënda menstruale: Gratë që vuajnë nga fibromat submukozale shpesh vënë re rrjedhje jashtëzakonisht të rënda menstruale. Gjakderdhja shpesh shoqërohet me dhimbje barku të forta, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje dhe anemi që krijohet nga mungesa e hekurit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor