Kujdesi per fytyren 15 Maj 2019

Dermatologët betohen se këto ushqime rinojnë lëkurën dhe fshijnë vitet si me magji nga fytyra juaj

Kujdesi per fytyren

Ndonëse për shumë prej nesh mosha është vetëm një numër, gjithësecili i ka vitet e jetës mbi kurriz dhe duam s’duam ato reflektohen në pamje sado i ri të jetë shpirti . Ushqimi luan një rol jetësor në shëndetin tonë, jetëgjatësinë dhe lëkurën tonë! Nëse doni që të rinoheni dhe 10 vite të fshihen si me gomë përfshini në regjimin tuaj këto 8 ushqime. 
1. Avokado
Avokado është një superushqim që përmban yndyrna të shëndetshme. Një avokado në ditë mund të zvogëlojë nivelin tuaj të kolesterolit dhe të mbështesë procesin e rigjenerimit të lëkurës. Avokadot i sigurojnë trupit Vitamina C, kalium dhe antioksidantë, të cilat mund t'ju ndihmojnë të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme dhe plot shkëlqim.


2. Manaferrat
Manaferrat e luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë që parandalojnë dëmtimin e qelizave. 
3. Shafrani i Indisë
Kjo erëz besohet se ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe furnizon trupin me energji duke reduktuar stresin oksidativ. 
4.Agrumet: Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni jo vetëm që janë të pasura në vitamin C, vitamin esenciale për shëndetin e lëkurë, por përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.
5.Domatet janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.
6.Hudhra ka veti anti-bakeriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme 
7.Çokollata e zezë mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit, si dhe e hidraton atë.

via GIPHY


8.Karotat Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë
Burimi: David Wolfe

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor