Orakulli i kuzhinës 14 Maj 2019

Nga kolesteroli i keq tek goditjet në tru, e dini se mund të parandaloni 7 sëmundje të rrezikshme duke ngrënë hurma Arabie?

Orakulli i kuzhinës

Të ndjekësh një regjim të rregull dhe të shëndetshëm ushqimor, mund të duket e vështirë dhe shumë prej nesh përpiqen të gjejnë alternativa dytësore për të ekuilibruar piramidën ushqimore. Nëse e teprojmë me të ëmblat apo me ndonjë ushqim të pashëndetshëm, përpiqemi të ndjekim një plan detoksikues ose të konsumojmë ushqimet magjike që pastrojnë trupin dhe rrisin metabolizmin në një kohë të shkurtër. Një prej këtyre ushqimeve janë hurmat e Arabisë. 

Ky frut i shijshëm mund të ulë kolesterolin e keq në gjak, ju mbron nga hipertensioni dhe goditjet në tru. 
Janë të pasura me hekur dhe 100 gram hurma përmbajnë 0.90 mg hekur. Janë veçanërisht të dobishme për gratë shtatzëna, njerëzit që vuajnë nga anemia, dhe fëmijët. Ato janë të pasura me kalium, një mineral thelbësor që mund të parandalojë diarrenë. Lëngu i tyre përshpejton procesin e tretjes. Ajo që duhet të bëni është të lini në qetësi hurmat e Arabisë në ujë për një natë dhe në mëngjes të pini ujin e tyre.  Forcojnë zemrën dhe rregullojnë presionin e gjakut duke e mbajtur nën kontroll.

Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të përfshijnë këtë frut çdo ditë në dietën e tyre.  Vetëm pesë deri në gjashtë hurma përmbajnë 80 mg magnez, mineral që përmirëson rrjedhën e gjakut dhe hap venat. 370 mg magnez do të ulë tensionin e lartë të gjakut. Për më tepër, këto hurma janë të pasura në kalium dhe kanë 0 natrium. Niveli i lartë i kaliumit do të përmirësojë sistemin tuaj nervor dhe parandalon goditjet në tru .

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor