Kujdesi per trupin 14 Maj 2019

Gabimet e përditshme që ju dëmtojnë thonjtë pa e kuptuar; nëse i shmangni do të keni thonj të fortë dhe të pastër gjithmonë

Kujdesi per trupin

Ka disa veprime që bëni në përditshmëri të cilat ju prishin thonjtë pa e kuptuar.

Lënia e manikyrit për një kohë të gjatë: Nuk është e rrezikshme por është me siguri e pashëndetshme për thonjtë që të lini manikyrin për një kohë të gjatë. Rreziku për mbajtjen e manikyrit në një kohë të gjatë është se pigmenti që ai lë në thonjtë tuaj. Do të bëhen menjëherë të verdhë.  

Mos larja e duarve në mënyrë të rregullt:  JO vetëm e duarve pasi nuk janë vetëm ato të rëndësishme duhet të lani dhe thonjtë. Neglizhimi i thonjve tuaj në procesin e larjes së duarve mund të lejojë që bakteret të grumbullohen poshtë, duke lënë hapësirë për një infeksion.

Larja e enëve pa doreza: Uji është “armiku” më i madh pasi nëse i mbani shumë duart në ujë thonjtë fillojnë të zbuten dhe si rrjedhojë të thyhen.

Mos ngrënia e perimeve: Thonjtë tuaj pasqyrojnë ushqimet që hani. Pra, nëse keni zakon të hani ushqime të shpejta dhe jo të shëndetshme kjo do te reflektohet dhe ne thonjtë tuaj.  Ushqimet me hekur të lartë (vezë, spinaq, mish i kuq etj) mund të forcojnë thonjtë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor