Showbiz 14 Maj 2019

''Shkurtoji pak ato..." Orinda Huta zbulon pakënaqësinë e vetme që mami i Turit ka ndaj saj

Showbiz

Historia e tyre e dashurisë nuk ka asgjë të përbashkët me përrallën klasike, ku ai dhe ajo dashurohen me shikim të parë dhe duan të kalojnë jetën bashkë. Në fakt është e krejt e kundërta, asokohe ata gëzonin kulmin e sukseseve të tyre në muzikë, por përtej një njohjeje sporadike në distancë, asgjë nuk i lidhte. Megjithatë pas pak kohësh kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin dhe pas gati 10 vitesh të lidhur me njëri-tjetrin, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në korrik të 2017-ës.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në ''Në kurthin e Piter Panit" ku foli gjerë e gjatë për fëmijërinë, njohjen me Turin, pasionin për muzikën edhe ekranin, por zbuloi edhe një detaj tejet interesant nga marrëdhënia me vjehrrën.

Siç e keni vënë re, Orinda është disa cm më e gjatë se Turi, lexoni Kur gjatësia është thjesht NUMËR, vajzat e famshme që kanë në krahë partnerë më të shkurtër, por mesa duket ai nuk e ka edhe aq problem. Por kur bukuroshja e ''Jo vetëm modë'' vesh taka, gjërat ndryshojnë. Pyetjes n.q.s e ka problem se është më e gjatë, Orinda iu përgjigj: "Unë nuk e kam aspak problem.

Madje as Turjani nuk e ka problem. Edhe pse ndonjëherë më thotë “po shkurtoji pak ato takat”. Në fakt, e di kush e ka më shumë problem? Vjehrra! Sa herë që unë vesh taka, ajo më thotë “po ti shkurtoji pak ato takat”,-tha ajo me të qeshur. Epo vjehrrat janë vjehrra, duan që djemtë e tyre të shkëlqejnë gjithmonë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor