Showbiz 13 Maj 2019

Harrojini flokët e gjatë të Emina Çunmulaj, supermodelja sapo i preu dhe duket e mrekullueshme

Showbiz

Nëse jeni përdorues të rregullt të Instagramit, dyshojmë të mos keni dëgjuar për të, nuk mund të mos e keni vënë rë profilin tejet interesant dhe origjinal të Emina Çnumulaj. Modelja e njohur shqiptare, e cila ka patur fatin të punojë me emrat më në zë të botës së modës, është mama me kohë të plotë e dy vajzave: Ella Faria-s dhe Mia Sorayas, të cilat sigurisht që i marrin kohën më të madhe të ditës.

Mirëpo kjo nuk e pengon bukuroshen shqiptare të ndjekë me ‘’përpikmëri’’ rregullat e Instagramit, domethënë të rifreksojë vazhdimisht profilin e saj me foto dhe video të reja. Dhe ne e ndjekim me kënaqësi falë natyrës së saj pozitive dhe plot energji. Emina është ndër të paktat vajza të njohura të showbizit që nuk ka guxuar kurrë me pamjen e saj të jashtme, duke ruajtur të njëjtën ngjyrë dhe gjatësi flokësh. Mirëpo sot ka habitur të gjithë me foton e re të publikuar në Instagram. Zonja e zotërinj bëhuni gati për Eminën e ‘’re’’, me flokë të shkurtër, por e bukur si gjithmonë. Supermodelja shqiptare nuk i ka rezistuar tundimit për të prerë flokët dhe duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë.

Para Eminës edhe vajza të tjera të njohura kanë guxuar me prerjen BOB si Adrola Dushi, Kiara Tito dhe Bora Zemani.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor