Showbiz 13 Maj 2019

Fansat nuk po marrin dot veten nga deklarata e fundit e Can Yaman; 28 vjeçari detyrohet të heqë dorë nga aktrimi për këtë arsye

Showbiz

Can Yaman 28-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, është një nga aktorët më të talentuar e të dashur jo vetëm për publikun turk, por edhe shqiptar. Pas disa roleve të suksesshme përfshirë këtu serialet "Pavarësisht dashurisë" , "Hëna e plotë” e së fundmi “Një puthje në errësirë”, " të cilat i keni ndjekur në Tring, aktori duket të ketë marrë një vendim që ka tronditur jo pak fansat.

Can Yaman ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, ku u shpreh se në janar të vitit 2020, do t’i bashkohet forcave ushtarake. Aktori i suksesshëm, rrjedhimisht do të heqë dorë nga look-u që e karakterizon, siç janë flokët dhe mjekra. Megjithatë ky vendim, ende nuk është “pranuar” nga fansat, të cilët i bëjnë pa pushim thirrje për të ndryshuar mendje. Ndonëse Yaman e ka nisur relativisht vonë karrierën e aktrimit, në vitin 2014, ai arriti të bënte për vete miliona fansa

Edhe pse në fakt, Can është i detyruar ta kryejë shërbimin ushtarak, fansat shpresojnë ndoshta statusi i tij si aktor mund ta “shpëtojë” nga ky detyrim. Ndërkaq, Can herë pas here bën video live ku mundohet t’i shpjegojë sërish fansave arsyet e vendimit të tij, si dhe faktin që ky vendim në fund të ditës nuk është një “tragjedi” siç ata po e interpretojnë.

Aktori arriti të rrëmbente edhe trofeun "Mashkulli i Vitit" në Turqi në vitin 2018! Yaman arriti të bënte të vetin trofeun, pasi ky i fundit mbahej nga aktori Kivanc Tatlitug....

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor