Marredhenia ne çift 13 Maj 2019

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj e fundit NUK DO TË ZGJASË as edhe një muaj

Marredhenia ne çift

Një Dashuri e re është aq dehëse sa shpesh i mungojmë shenjat e hershme që ju mund të kuptoni që kjo lidhje nuk do të zgjasë shuam pasi nuk jeni bërë për njëri tjetrin.  

Problemi1: Ju bëni një gjest - një dhuratë të papritur, për shembull dhe partneri juaj percepton bujarinë tuaj si shenjë e një vrarje ndërgjegjeje dhe ju akuzon për një lloj tradhtie. Studimet vënë në dukje se një partner që projekton çështjet e tij ose pasiguritë mbi ju nuk ka gjasa të jetë ai ideali.  

Problemi2: Kur dashuria juaj e re fillon t’ju vërë në provë menjëherë p.sh duke mos ju përgjigjur  telefonatave  për orë të tëra dhe duke postuar fotografi në rrjetet sociale vetëm me shoqërinë. Është një shenjë e qartë se kjo lidhje ndoshta ka një datë skadimi që është vetëm pak hapa larg.

Sjelljet që ndryshojnë shumë shpejt: Një javë shumë të dashur dhe kalojnë gjithë kohën me ju javës tjetër çdo gjë ka ndryshuar dhe ai/ ajo nuk është më njësoj. Kjo sjellje e nxehtë dhe e ftohtë është një shenjë që ata nuk janë gati, sipas Amy Deacon, punonjësja klinike sociale dhe themeluesja e Këshillimit për Mirëqenien , dhe definitivisht nuk është një nga zakonet e përditshme të çifteve në marrëdhënie të shëndosha.

Nëse ata shpesh e humbin ftohtësinë e tyre me persona të tjerë që sapo i kanë njohur dhe fillojnë më batuta paksa dhe shumë personale duhet të jeni të kujdesshëm. Tregon shumë për ta dhe mënyra se si i kanë marrëdhëniet me të tjerët.  Ka gjasa të jetë një nga sjelljet e zakonshme që po saboton marrëdhënien tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor