Showbiz 13 Maj 2019

Meghan Markle poston fotografinë më të veçantë të princit Archie dhe të gjithë u çmendëm pas tij

Showbiz

Ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në një pjesë të madhe të vendeve evropiane e më gjerë është festuar Dita e Nënës, një festë e cila daton nga fillimi i shekullit të 20-të, përkatësisht në vitin 1908. Sigurisht që nuk duhet të ekzistojë një ditë e caktuar në kalendar për t’u shprehur dashurinë dhe mirënjohjen grave që na kanë sjellë në ditë, megjithatë 12 maji vazhdon të konsiderohet një datë simbol. Të shumta kanë qenë nënat që dje kanë festuar anembanë në botë, e mes tyre nuk mund të mungonte as mamaja e re Meghan Markle.

Dukesha e Sussex-it solli në jetë princin Archi Harrison më 6 maj të 2019-ës dhe festa e parë si nënë është me siguri më e veçanta që mund të përjetojë ndonjëherë. Në llogarinë zyrtare në Instagram ''Sussex Royal" është postuar një foto, ku mami Meghan përkëdhel këmbët e vogëlushit 1-javësh shoqëruar me një dedikim të ndjerë.

‘’U shprehim mirënjohje të thellë të gjitha nënave, atyre grave që mezi presin të bëhen të tilla, mamave që nuk jetojnë më, por që janë gjithmonë në kujtimet tona. Sot është Dita e Nënës festohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, Kenia, Japonia dhe disa vende anembanë Evropës. Kjo është festa e parë për dukeshën e Sussex-t”,-shkruhet në postimin në Instagram.

Por ndjekësit kanë vënë re një detaj shumë interesant, lulet në sfond që i përkasin familjes së Myosotis ishin të preferuarat e lady Dianës. Një mënyrë tejet interesante për të kujtuar mamanë e princ Harry-t, i cili është shprehur se do të donte ta kishte pranë në një moment si ky.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor