Showbiz 13 Maj 2019

«Ishte në barkun tim dhe nuk e dija» Bieta Sulo uron festën e nënës me fotot e para të Kroit pak orë pas lindjes

Showbiz

Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, një ndër çiftet më të dashur dhe të njohur të ekranit, viti 2017 do t'u sillte dhuratën më të bukur të jetës, Kroin e Art-ë të dashurisë dhe lumturisë. Edhe pse Albani i kishte provuar emocionet e prindërimit vite më parë, kur ishte bërë baba i bukuroshes Joel, ardhja në jetë e pjesëtarit më të ri të familjes do ta vinte përballë përgjegjësive e angazhimeve të reja. Kurse për Bietën të bërit nënë është një eksperiencë që i ka ndryshuar jetën dhe këtë gjë e shpreh vazhdimisht edhe në rrjetet sociale, ku është gjithmonë aktive dhe përditëson llogaritë e saj me fotografitë Kroit. 

Ditën e djeshme,e cila përkoi me festën e nënës në shumë vende, moderatorja e njohur ndau disa foto të papublikuara më parë, kur Kroi ishte ende i vogël dhe sapo kishte hapur sytë, të shoqëruara me një dedikim mjaft ndjekës në prag të datëlindjes së tij të dytë.

''Ora 19:01…2 vjet më parë si sot, Kroi ishte ende te barku im dhe nuk e dija të them të drejtën, datën 12 maj, si ditën e nënave. Vetëm 24 orë më pas do të njihja ndjesinë, që thuajse prej 2 vjetësh ka mbushur zemrat tona. Ndaj në këtë vigjilje të ditëlindjes së dytë po publikoj këto foto të Kroi Art vetëm disa ditësh, që më bëjnë mua sot të kuptoj të gjitha nënat e botës”-shkruan mamaja e re

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor