Showbiz 13 Maj 2019

Nga 90 kg në Miss Franca 2019, fansat sulmojnë 23-vjeçaren «Trashaluqe, do të na turpërosh»

Showbiz

Kur bëhet fjalë për konkurset e bukurisë njerëzit ndahen në disa kategori: ka nga ata që mendojnë se ato denigrojnë figurën femërore duke vlerësuar vetëm pamjen e jashtme; të tjerë shprehen të pakënaqur për sa i përket përzgjedhjes së vajzës fituese etj. Imazhi i parë që krijojmë për një Miss është ai klasiku: të ketë përmasat 90-60-90 dhe të dijë prezantohet bukur në pasarelë, por çfarë ndodh nëse fituese shpallet një vajzë që dikur ka peshuar 90 kg? I tillë është rasti i Vaimalama Chaves, miss Francës 2019-të, e cila së fundmi është bërë objekt sulmi në rrjete sociale për shkak të peshës së saj.

23-vjeçarja e lindur në Tahiti, u përzgjodh me 44% të votave si fituese si vajza më e bukur në konkursin e mbajtur pak kohë më parë në Paris, por së fundmi në Instagramin e saj ka marrë pafund komente negative për shkak të peshës.

"Do të na turpërosh me atë bark gjysheje”, ‘’Je shumë e shëndoshë, vërtetë mendon se vajzat duhet të marrin shembull nga ty?’’, ‘’Ti nuk përfaqëson bukurinë franceze, je thjesht një lopë të cilën populli e zgjodhi për shkak të gjeo-politikave’’, ‘’Ti nuk je franceze, nuk ke të bësh aspak me sharmin e vajzave tona’’, ‘’Trashaluqe, mjaft u shëndoshe’’, janë disa prej komenteve që lexon në Instagramin e Vaimalamas, por edhe në mediume të tjera.

E gjendur përballë kësaj situate, bukuroshja me origjinë polineziane ka reguar duke treguar se asaj i është dashur shumë kohë për të arritur peshën prej 60 kilogramësh dhe se në shkollë të mesme ka qenë vitkimë e bullizmit.

Gjatë një programi televiziv ajo ju përgjigj akuzave:" Po, më pëlqen të ha. Këto kohë po ha shumë pasi të gjitha këto pjata që më ofrojnë që kur kam që kur kam fituar konkursin, nuk janë pjesë e kulturës sime, prandaj shfrytëzoj rastin t’i zbuloj ato.Më pëlqen të bëj shaka, flas me zë të lartë dhe të shijoje jetë. Do të vazhdoj të jem kështu, edhe pse mund të mos ju pëlqej. Në shkollë të mesme janë tallur gjithmonë me mua, më quanin përbindësh pasi peshoja 90 kg dhe më turpëronin gjithmonë. Më është dashur shumë punë të pranoj veten, kështu që paçi fat, sepse do t'ju duhet të më duroni edhe për disa muaj.''-përfundon ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor