Showbiz 13 Maj 2019

"Mirë se erdhe në grupin e njerëzve që s'vënë gjumë në sy" ja si e uroi Princi William vëllain pasi u bë prind për herë të parë

Showbiz

Kur Meghan Markle dhe Princ Harry njoftuan se u bënë për herë të parë prindër dhe në jetë erdhi trashëgimtari i tyre,u  duk se bota ndaloi një sekondë dhe të gjithë folën për të! Archie Harrison Mountbatten-Windsor është i shtati në radhë për fronin mbretëror, e të gjithë duken të lumtur për lindjen e tij. Megjithatë jo të gjithë pjestarët e familjes mbretërore mundën ta vizitonin vogëlushin që në ditën e parë, pasi axhenda e tyre e takimeve ishte mjaftueshëm  e zënë. Gjyshërit e e Archie, Princ Charles dhe Kamila, ishin në Gjermani në një vizitë katër ditore, gjatë kohës kur Meghan ishte të hënën e shkuar në sallën e lindjes.

Princ William dhe Kate Middleton ishin gjithashtu aq të zënë, sa të mos e takonin nipin e tyre të vogël. Ndonëse ata nuk udhëtuan jashtë Mbretërisë së Bashkuar, sërish kishin një sërë aktivitetesh që ndaluan çiftin së vizituari prindërit e rinj.

“Jam më se i entuziazmuar të shoh nipin tim të vogël! Gjithashtu jam shumë i kënaqur t’i jap mirëseardhjen vëllait tim më grupin e prindërve që nuk vënë gjumë në sy! I uroj atij më të mirat dhe ta shijojë këtë periudhë”

Kate shtoi gjithashtu që ishte shumë e gëzuar të njihte pjestarin më të ri të familjes mbretërore, ndonëse kjo periudhë është pak e ngjeshur për çiftin!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor