Showbiz 12 Maj 2019

Arbana shpërthen në lotë dhe kujton sëmundjen e rëndë të mamasë «Kisha frikë, doja vetëm një...»

Showbiz

Prej dy vitesh i është besuar një nga programet më të ndjekura nga publiku, një program i cili trajton historitë e rralla, por edhe të përditshme të njerëzve që ndoshta i shohim apo takojmë çdo ditë, por nuk e dimë se ç’barrë mbajnë mbi supe. Dhe duhet thënë që jo vetëm e ka moderuar me sukses, por Arbana Osmani është bërë akoma më e dashur për teleshikuesit pas emocioneve të forta që përcjell me "Dua të të bëj të lumtur". 

Mbrëmjen e djeshme u trajtua historia e Blerinës, mamasë së tre fëmijëve e cila përveç vështirësive ekonomike,i duhej të përballej edhe me tumorin. Vajza e saj e madhe Iljada i ishte drejtuar programit për t’i shprehur nënës së saj dashurinë dhe për ta bërë të lumtur. 

E prekur nga historia e tyre, Arbana ndau me publikun sëmundjen e rëndë të mamasë së saj, kur ajo ishte shumë e vogël. Ajo tregoi se si ishte ndjerë gjatë asaj periudhe dhe i kërkoi Blerinës që t’i premtonte fëmijëve se nuk do të largohej kurrë.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”,- u shpreh Arbana.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor