Showbiz 12 Maj 2019

Almeda publikon fotot e rralla 15 minuta para lindjes «Mos i besoni buzëqeshjes, kisha shumë dhimbje»

Showbiz

Data 5 maj do të mbetet përjetësisht e shënuar për bukuroshen Almeda Abazi dhe aktorin turk Tolgahan Sayman, pasi çifti i njohur shqiptaro-turk mirëpritën djalin e tyre të parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan. Ndonëse kanë kaluar thuajse një javë nga ky moment i bekuar, ata kanë vendosur të mos publikojnë akoma asnjë foto të të voglit, ndonëse kurioziteti për të është aq i madh aq sa disa fansa photoshop-uan një foto, sikur të ishin ata.

Megjithatë, ndërsa të gjithë prisnim foton e Efehanit, Almeda ka ndarë disa momente shumë intime në llogarinë e saj në Instagram pak minuta para se të bëhej, ku shfaqet në krah të Tolgas, mamit Albanës dhe mjekes gjinekologe që ndoqi lindjen.

''Këto foto janë shkrepur 15 apo 20 minuta përpara se të lindja djalin. Mos më shikoni kështu me atë buzëqeshje, pasi kisha shumë dhimbje në ato momente. Gjithçka shkoi mirë falë ndihmës së Zotit, mamasë sime të shtrenjtë, e cila është gjithmonë pranë meje, bashkëshortit tim dhe doktoreshës sime të dashur. Falë mbështetjes së tyre dhe gjithë familjes sime, arrita të kaloja çdo vështirësi dhe të sillja në jetë luanin tim, arsyen e jetës time, Efehani im”, -ka shkruar Almeda.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor