Showbiz 12 Maj 2019

''Komentet më të ndyra janë nga njerëzit e mi'', Bebe Rexha pranon publikisht zhgënjimin nga shqiptarët

Showbiz

Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë, e cila brenda pak kohësh ia doli mbanë të prekë majat e suksesit fillimisht si tekstshkruese për artistët e mirënjohur si Rihanna dhe Eminem, ndërsa sot numëron shumë hite dhe rekorde në klasifikimet muzikore në botë. Nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, përkundrazi për Bebe Rexhën, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, familja e saj tradicionale ka qenë një bekim i madh. Megjithatë duket se shqiptarët, të cilët këngëtarja e njohur përpiqt t'i lartësojë gjithmonë, e kanë mërzitur me komentet e tyre shpeshherë denigruese.

Në një postim në Instagram, ajo foli hapur për këtë gjë dhe me anë të një videoje u dërgoi këtë mesazh shqiptarëve.“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin?

Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë. Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansat shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vendi im…Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”,- përfundon ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor