Aktualitet 10 Maj 2019

Etiketat e ushqimeve mashtrojnë; këto janë produktet që shiten si të 'shëndetshme', por NUK janë

Aktualitet

Të ngrënit shëndetshëm, është kthyer në një sfidë, ditët e sotme! Mund të shpenzoni shumë, por sërish të mos jeni të sigurtë se me çfarë e ushqeni organizmin. Pesticidet, perimet e frutat të modifikuara gjenetikisht, hormonet janë disa nga problemet më të zakonta, për të cilat flitet më zë të ngritur, por pas industrisë ushqimore fshihen edhe shumë probleme të tjera.  Etiketat dhe çfarë shkruhet mbi to, është një ndër tyre. Në një studim mbarëbotëror me më shumë se 27,000 njerëz, 26 për qind nga këta të fundit raportuan se konfuzioni rreth ushqimeve të shëndetshme ishte një pengesë e madhe për të ngrënë. Sipas nutricionistëve ka shumë ushqime që shumë njerëz i konsiderojnë të shëndetshme, por që nuk janë. Të ashtuquajturat ushqime "të shëndetshme" gjithashtu janë një problem i rëndësishëm.

Ushqimet Gluten-Free

Tingëllon fantastike, por këto produkte janë të mbushura përgjithësisht me sasi të lartë të sheqerit, shurup misri, dhe forma alternative të niseshtesë. Kjo nuk është e mirë për trupin. Gjithashtu, shumë ushqime gluten-free kanë rezultuar të mos jenë glutenfree pas testit e kjo për shkak të kontaminimit kryq.

Kosi me fruta

Kosi  natyral mund të jetë plot me proteina, probiotikë, kalcium, vitamina B , por këto dhe shumë lëndë ushqyese nuk i gjeni tek kosi me fruta. Sasi të mëdha të sheqerit, aromave artificiale dhe ngjyrave artificiale që nuk kanë asnjë lidhje me mineralet apo vitaminat e kosit natyral.

Lëngu i frutave

Shumica e lëngjeve të blera në dyqan përmbajnë shumë fruktozë ose sheqer për të qenë të shëndetshëm. Ato gjithashtu përmbajnë konservues për t'i ndihmuar të zgjasin më gjatë.

Soja njihet si një burim i shëndetshëm vegjetarian i proteinave, por phytoestrogens (ose isoflavones) mund të imitojë efektet e estrogjenit të hormoneve femërore. Shanset më të larta të kancerit të gjirit janë të lidhura me konsumin e tepërt të sojës.

Kuskusi mund të duket i shëndetshëm, por në të vërtetë është vetëm një formë më e vogël e makaronave. Provoni quinoa në vend të tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor