Kujdesi per fytyren 10 Maj 2019

Nëse zgjoheni me sklepa keni një nga këto probleme

Kujdesi per fytyren

Ne të gjithë jemi zgjuar me diçka që ngjit në sytë tuaj, ato janë me siguri sklepa. Mund t’i lani dhe do të ikin por duhet të dini arsyen që ato dalin për ta zgjidhur këtë problem njëherë e mirë:

Nëse keni probleme me hapjen e syve tuaj në mëngjes mund të jeni duke vuajtur nga inflamacioni i qepallave. Mënyra më e mirë është të bëni kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse ky është një problem i përsëritur, zhvilloni zakonin e mirë të higjenës së larjes së qepallës me shampo.

Shkarkim i shpeshtë i sklepave dhe kruarje sysh. Ky lloj shkarkimi është një simptomë alergjike. Mund të përdorni aplikimin e një çaji të freskët mbi sytë tuaj, siç rekomandohet nga Dr. Ax. Për të parandaluar konjuktivit alergjik, mbyllni dritaret dhe përdorni një pastrues të ajrit të brendshëm.

Sklepa të verdhë dh skuqje të syve:  Nëse keni këto simptoma mund të jetë për shkak se do dali ndonjë puçërr në sy dhe duhet ta trajtoni menjëherë. Kjo shpesh shkaktohet nga një qerpik i infektuar, shpjegon “All About Vision.” Për të trajtur këtë gjë në shtëpi, aplikoni një kompresë të ngrohtë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor